Ministria e Shëndetësisë zbulon sa do të gjobiten ata që nuk mbajnë maska
Nga nesër, maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Në një komunikim për mediat drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri me dije rregullat e reja për përdorimin e maskës, rastet kur ajo duhet mbajtur dhe rastet që bëjnë përjashtim nga ky rregull, por me disa kushte.
Znj. Fico deklaroi se moszbatimi i kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.
“Përdorimi korrekt kërkon që maska të mbulojë hundën, gojën dhe mjekrën. Maska kirurgjikale hidhet ne kosh pas përdorimit. Maska prej tekstili duhet larë në 60 gradë pas çdo përdorimi.
Maska duhet pasur gjithmonë me vete. Sa herë dilni nga shtëpia, çdo person mbi moshë 11 vjeç duhet të mbajë maskë gjatë gjithë ditës, në çdo dyqan, market apo njësi tregtare. Në mjetet e transportit publik dhe gjatë ecjes në rrugë”, tha ndër të tjera znj. Fico.
Lexoni gjithashtu
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur