SHBA, sanksione ndaj Bjellorusisë pas nisjes së gjyqit ndaj lideres opozitare
Shtetet e Bashkuara njoftuan për kufizime të vizave ndaj 25 personave në Bjellorusi, në përgjigje të nisjes së gjykimit në mungesë të lideres së opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, dhe aktivistëve të tjerë pro-demokracisë.
Ky vendim vjen pasi Tikhanovskaya, e cila shpalli fitoren ndaj liderit autoritar Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet e vitit 2020, po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste.
“Këto gjykime të motivuara politikisht janë shembulli i fundit i përpjekjeve të regjimit të Lukashenkës për të frikësuar dhe shtypur ata që kërkojnë drejtësi, respektim të të drejtave të njeriut dhe një Bjellorusi demokratike”, tha përmes një deklarate për media sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Në mesin e të sanksionuarve janë edhe anëtarë të Asamblesë Kombëtare të cilët miratuan ligjin që autorizon dënimin me vdekje për personat që janë gjetur fajtorë për “akte të terrorizmit”.
SHBA-ja tha se kjo akuzë po përdoret për të shtypur anëtarët e opozitës dhe aktivistët e shoqërisë civile, shkruan REL.
LEXONI GJITHASHTU:
Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)
- 20:16 42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë
- 20:15 U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)
- 20:02 Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, vritet një person. Detajet e para
- 19:52 Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike (PAMJE)
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta