Algoritmet përfundojnë simfoninë e Beethoven
Kur Ludwig van Beethoven vdiq në vitin 1827, ai la pas nëntë simfoni të plota dhe fragmentet e trishtueshme të një simfonie të dhjetë.
Me rastin e 250 vjetorit të lindjes së kompozitorit gjerman, një grup muzikologësh dhe programuesish kanë ndërmarrë një projekt ambicioz, t’i mësojnë një kompjuteri të përfundojë simfoninë përmes inteligjencës artificiale.
Për të trajnuar algoritmin, ekipi luajti pjesë të veprave të Beethoven dhe më pas lanë algoritmin të improvizonte. Më tej, ata do t’i mësonin atë që ishte e përshtatshme dhe çfarë mund të ishte gabim.
“Është një proces i gjatë mësimor”, është shprehur projektuesi, “progresi ishte modest në fillim por tani zhvillohet shpejt”.
Simfonia e plotë do të luhet nga një orkestër më 28 prill, pjesë e një programi të madh të ngjarjeve për të shënuar përvjetorin e vdekjes së kompozitorit
Disa ekspozita të reja po hapen, duke përfshirë “Beethoven World Citizen Music” në Bundeskunsthale, e cila gjurmon jetën e Beethoven dhe ku përfshihet dhe një letër që nuk është publikuar kurrë më parë.
Vizitorët në Bon mund të ndalen brenda shtëpisë ku lindi Beethoven, tani muzeu i Beethoven-Haus.
Pas fasadës së saj rozë gjenden dhoma dhe mbi 200 ekspozita origjinale.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)