Serbia kundër Rusisë: Ndaloni thirrjen për qytetarët serbë që të luftojnë në Ukrainë
Vullnetarët e parë nga Serbia kanë mbërritur në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia në Ukrainë dhe kanë filluar stërvitjen si pjesë e një batalioni vullnetar rus, bën të ditur agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Ne erdhëm për të mbështetur vëllezërit rusë, pasi e mbajmë mend mirë rolin që ata luajtën në Jugosllavi në vitet 1990”, tha një nga vullnetarët serbë.
“Të kujtojmë padrejtësinë që NATO tregoi në raport me Serbinë dhe situatën në Kosovë. Prandaj erdhëm për të mbështetur popullin rus dhe luftën e tij”, ka thënë për agjencinë ruse një nga vullnetarët serbë, me nofkën Dunav.
Serbia i ka kërkuar Rusisë të ndalojë reklamat që ftojnë qytetarët e saj të luftojnë në Ukrainë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka kritikuar faqet ruse të internetit dhe grupet e mediave sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe, në të cilat grupi mercenar privat rus, “Wagner” bën thirrje që vullnetarët t’i bashkohen radhëve të tij.
“Pse ju, nga Wagner, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?”, tha presidenti Aleksandar Vuçiç, dje në një transmetim të televizionit “Happy TV” në Beograd.
Nga ana tjetër, ministri serb i Mbrojtjes paralajmëroi serbët që të mos bashkohen me radhët ruse, duke i kërcënuar me “pasoja ligjore”.
Vullnetarët serbë morën pjesë në pushtimin e Krimesë së bashku me forcat pro-ruse në Ukrainë në vitin 2014 dhe 2015 ndërsa, sipas “Reuters” askush nuk ka një ide të numrave të saktë, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset