Nota verbale për deklaratën ndaj shqiptarëve, ministri britanik: Nuk jam penduar
Ministri britanik Robert Jenrik është shprehur se nuk është penduar për deklaratën e bërë për shqiptarët.
Reagimi i tij ka ardhur vetëm dy ditë pasi Shqipëria i dorëzoi notë verbale Britanisë së Madhe për gjuhën e përdorur nga ministri.
“Nuk jam penduar për videon, është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare, ashtu siç jemi duke bërë. Duhet të jemi në gjendje të dallojmë diasporën shqiptare, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht me gomone. Ajo që është thelbësore këtu është që ata individë që vijnë këtu ilegalisht të hiqen zyrtarisht nga oficerët e mi të zbatimit të imigracionit dhe të kthehen në vendet e tyre.”- theksoi ai.
Ministri britanik tha se zhvillimet e fundit nuk do ta pengojnë atë që të vazhdojë punën e tij për debimin e emigrantëve.
Është absolutisht e drejtë që qeveria të ketë një ë qëndrim shumë të fortë në lidhje me këtë. Në vumë re një numër shumë të lartë të shqiptarëve që erdhën ilegalisht. Shqipëria është një vend i sigurt. Unë nuk dua të zgjatem duke ju kundërshtuar, por po e mbyll thjesht duke thënë një gjë. Ka një notë verbale ndaj Britanisë nga ana e Shqipërisë dhe kjo, qartësisht tregon se ata nuk e mendojnë se është një bashkëpunim konstruktiv.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nota verbale për deklaratën ndaj shqiptarëve, ministri britanik: Nuk jam penduar
- Galdini konfirmon kandidimin për Tiranën: Në 28 janar nisim mbledhjen e firmave
Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet