Sa të përballueshme janë maskat nga shqiptarët, Jack Parrock raporton për Euronews
Duke filluar nga e enjtja, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në çdo ambient publik në territorin e Shqipërisë, qoftë i jashtëm apo i brendshëm.
Lajmi është pritur me shumë polemika, si nga opinioni publik ashtu edhe nga faktorët politik.
Gazetari i Euronews World Jack Parrock, i cili për momentin ndodhet në Shqipëri, ka bërë një vlerësim të situatës në të cilën ndodhet vendi.
“Siç mund ta imagjinoni, në vende si Shqipëria, ku është e vështirë të kesh qasje në shifra, veçanërisht në zonat më të thella për sa i përket COVID-19, ajo që po shohim tani është një shqetësim i madh për kapacitetet spitalore”, thotë Jack Parrock.
Për Parrock, një ndër pikat më shqetësuese është sesa e përballueshme do të jetë mbajtja e maskës nga qytetarët, e cila edhe pse për momentin ka një vlerë mesatare prej 50 lekësh, në pikun e pandemisë kapte shifra marramendëse deri në 1 mijë lek.
Gazetari i Euronews World ka folur me disa farmacistë të cilët i kanë thënë se “do përpiqen të mbajnë çmime të përballueshme për qytetarët,” por nga ana tjetër, të ndodhur pa praninë e kamerave kanë pranuar se “kjo mund të bëhet e vështirë kur të mos ketë furnizim të mjaftueshëm për të gjithë”.
Një ndër grup moshat më të cenuara nga coronavirusi janë pikërisht të moshuarit, pensionet e të cilëve janë mesatarisht 100 euro (12,500 Lek) çka do të thotë se maska do iu kushtonte rreth 1/10 e asaj e kësaj shume.
Një shqetësim tjetër janë kapacitetet spitalore për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe shifrat në rritje të të infektuarve, teksa të martën u shënua një rekord me 182 raste të reja, i cili u pasua me një tjetër rekord prej 203 rastesh të konfirmuara të mërkurën.
Këto shifra paraqiten alarmante pasi kapacitetet e spitaleve janë pranë maksimumit të tyre.
Qeveria ka bërë me dije planin për të hapur një spital të tretë të dedikuar pacientëve me COVID-19, por kjo është hedhur poshtë nga pala opozitare, ndërkohë që kjo është kthyer në një prej temave më të nxehta të debatit elektoral.
Lexoni gjithashtu:
Ministria e Shëndetësisë zbulon sa do të gjobiten ata që nuk mbajnë maska
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar