Botohet në Fletoren Zyrtare akti normativ, gjobë 3 mijë lekë të reja kush nuk mban maskë
Botohet në Fletoren Zyrtare akti normativ i qeverisë, i cili nga nesër detyron çdo qytetar të mbajë maskë sapo del nga banesa. Akti është miratuar në datën 12 tetor dhe pas dy ditësh është butuar në Fletoren Zyrtare.
“Në mbështetje të nenit 101të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Neni 1 Pika 23, e nenit 3, të aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon: “23. Barriera mbrojtëse (maska) është e detyrueshme të përdoret jashtë shtëpisë nga çdo individ. Individët, të cilët përjashtohen nga ky rregull, përcaktohen në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik. Instituti i Shëndetit Publik nxjerr udhëzimin përkatës për mënyrën e përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë”, thuhet në aktin e qeverisë.
Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake nga nesër do të monitorojnë rrugët e vendit për të mos lejuar qytetarët të qarkullojnë pa maskë. Mosmbajtja e maskës është parashikuar të ndëshkohet me gjobë deri në 3 mijë lekë të reja, ndërsa në rast të përsëritjes, gjoba kap vlerën e 5 mijë lekëve të reja.
“Mospërdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) nga individët jashtë shtëpisë dënohet me gjobë në masën 3 000 (tre mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë. Të drejtën e dhënies së masës administrative për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, sipas modelit të gjobës të miratuar prej tyre”, thuhet në akt.
Ekzekutimi i gjobave të Policisë do kryhet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ose e thënë më thjesht, qytetarit gjoba do t’i shënohet në faturën e energjisë elektrike.
“Ekzekutimi i masës administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të masës administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë,ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për shëndetësinë”, parashikon akti.
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane