KE kërkon hetim për Varhelyi, dyshime se mbështeti liderin serb të Bosnjës

18 Janar 2023 | 20:01

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi është vënë në qendër të një hetimi nga Komisioni Europian. Në rezolutën për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian Varhelyi akuzohet për disa çështje që nuk përputhen me linjën e Brukselit zyrtar.

Në dokument, shikohet me dyshim raporti dhe mbështetja që Oliver Varhelyi ka dhënë disa herë për liderin serb në Bosnje, Milorad Dodik.

Por, po ashtu me shqetësim shikohet qasja që komisioneri Varhelyi ka ndaj reformave që duhet të bëjnë vendet kandidate për në Bashkimin Europian.

“Parlamenti Europian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit”, thuhet në dokumentin e Komisionit Europian.

Hungarezi Oliver Varhelyi ka qenë propozim i qeverisë së Viktor Orban për të marrë këtë post të rëndësishëm edhe për Ballkanin Perëndimor. Pak ditë më parë, Budapesti i dha një mbështetje të paprecedentë Serbisë kur njoftoi se do të kundërshtojë anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Europës, edhe pse ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026