Parashikimi i fortë i gazetarit: Në Kuvend do shohim dhunë dhe sherre
Gazetari Arbër Hitaj tha në një intervistë për Euronews Albania se me rikthimin e Sali Berishës në krye të opozitës parlamenti pritet të kthehet në arenë sherresh dhe përplasjesh.
Hitaj u shpreh se kur PS ka qenë në opozitë, Rama nuk ishte në Kuvend, ndërsa me largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës kemi të bëjmë me një opozitë agresive.
“Nëse kthehemi pak në retrospektivë si e bën Berisha opozitën, që është e fortë, agresive dhe shkon në ekstrem, do jetë një parlament ku do të shohim skena të përplasjeve, akuzave, dhunës siç i kemi parë kur PD ishte në opozitë me Berishën. Kur PS ka qenë në opozitë Rama s’ka qenë në kuvend, kryetarët e grupeve nuk bënin debate të ashpra. Me largimin e Bashës, me rikthimin e Berishës jemi me një opozitë agresive që përdor gjuhën e fortë por kemi parë edhe Ramën që e ka thyer edhe ai etikën. Ky do jetë një parlament që do ketë debate dhe përplasje”, tha Hitaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha sulmon SPAK-un: Është mbuluar nga plehrat e qeverisë
- Berisha: Fusha e mbetjeve në Sharrë u shndërrua në minierë floriri për Ramën
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit