Zaimi jep faktet: Mbi 1000 shqiptarë ndodhen në burgjet e Anglisë

19 Janar 2023 | 14:22

Gazetarja Gerta Zaimi thotë se deklarata e ministrit britanik për Migracionin, Robert Jenrick për shqiptarët, nuk do të cënojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zaimi u shpreh se në burgjet e Anglisë ndodhen 10 mijë të burgosur të huaj, nga të cilët, 1300 shqiptarë.

Sipas saj, kjo tregon që krimi në Angli, nuk është vetëm shqiptar.

“Duhet kuptuar që edhe nga ana teknike e kriminalitetit, të lidhur me trafikun. Aktualisht, në burgjet angleze, flas për Anglinë dhe Uellsin, ka 81 mijë persona të burgosur, nga të cilët 10 mijë janë të huaj dhe nga këto, 1 mijë e 300 janë shqiptarë.

Duke parë këtë shifër, ti e kupton që nuk është krimi shqiptar që bën problemin anglez”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Rama ka ndarë një...
08:30 | 04/07/2026

Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash. Një automjet tip “Seat” me targa te...
08:22 | 04/07/2026

Digjet një tjetër mjet në Vlorë, shoferi del në kohë nga makina. Zjarrfikësja vendos nën kontroll flakët (VIDEO)

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes pas incidentit të regjistruar pranë Jonufrës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” u...
08:01 | 04/07/2026