Rama apelon për mbajtjen e maskave kudo me pamjet e pandemisë së 1918: Vrau më shumë në valën e dytë
Nga sot maskat duhet të vendosen në çdo ambient të brendshëm dhe të jashtëm dhe gjoba në rast të shkeljes së këtij akti normativ varion nga 3-5 mijë lekë të reja.
Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në faqen e vet në Facebook apelon për mbajtjen e maskës nga të gjithë si e vetmja barrierë mbrojtëse ndaj virusit, ndërsa e ilustron rrezikun e COVID-19 duke sjellë pamje nga pandemia e gripit spanjoll të vitit 1928, e cila zgjati 2 vjet dhe vrau 50 mln njerëz, shumica në valën e dytë.
“Dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Një ditë më parë, në një komunikim për mediat drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri me dije rregullat e reja për përdorimin e maskës, rastet kur ajo duhet mbajtur dhe rastet që bëjnë përjashtim nga ky rregull, por me disa kushte.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë