Të verbrit në Shqipëri, Elida Çela: Nuk i kemi marrë akoma detyrimet e prapambetura
Elida Çela, Kryetare e Shoqatës të të Verbërve në qarkun e Elbasanit foli për Euronews Albania rreth problemeve që kanë personat me aftësi të kufizuara në përgjithësi por veçanërisht për të verbrit.
Në 15 tetor, ditën e Shkopit të Bardhë Elida Çela solli në vëmendje probleme të të verbërve siç janë: infrastruktura, punësimi apo problemet financiare.
“Nga shteti nuk është se kemi mbështetje për të thënë të vërtetën, nuk gjejmë zgjidhje ndaj problemeve tona”,- u shpreh ajo teksa theksoi se nuk marrin aspak ndihmë.
Ajo nënvizoi se probleme të tilla, siç përmendi dhe përdorimin e shkopit të bardhë prej mungesës së infrastrukturës, sjellin vështirësi në përditshmërinë e një të verbri.
Elida Çela shprehu shqetësimin që merr sa herë kërkon një punë duke theksuar se përgjigjet e punëmarrësve janë të gjitha përcjellëse.
“Nuk kam asnjë vend të përshtatshëm pune për ty, prit, hajde një herë tjetër, të tilla përgjigje, domethënë thjeshtë përgjigje përcjellëse.
Sa i përket reformës për persona me aftësi të kufizuara znj. Çela u shpreh pesimiste teksa bëri me dije se ulja e pagës së invaliditetit nuk do të sillte asgjë tjetër veç thellimit të vështirësive.
“Ne gjatë viteve 2005-2010, pagesat duhet të ishin rritur në fakt por nuk ndodhi kjo gjë dhe ne qeveria na ka një ‘borxh’, le të themi kështu, pra nuk i kemi akoma këto detyrime të prapambetura, kemi hapur gjyqe e kemi qenë nëpër gjykata prapë nuk është se janë dhënë”,- përfundoi ajo teksa apeloi se shteti duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje personave me aftësi të kufizuara.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi