Enver Hoxhaj bën parashikimin e bujshëm! Marrëveshja me Serbinë arrihet…
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj tha në një intervistë për Euronews Albania se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në fazë kritike.
Teksa komentoi vizitën e diplomatëve të lartë Lajçak dhe Escobar në Kosovë, Hoxhaj theksoi se ka një vendosmëri për një fazë të re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga ndërkombëtarët, ndërsa Kurti sipas tij nuk ka qëllime të qarta lidhur me dialogun.
Sipas tij marrëveshja duhet të arrihet brenda 2023 pasi vitin tjetër me zgjedhjet në SHBA dhe BE vëmendja ndaj dialogut Kosovë-Serbi nuk do të jetë e njëjtë.
“Unë jam më se i bindur se nëse Kosova është e vendosur për një marrëveshje për njohje të ndërsjellë kjo është e mundur, por kjo varet edhe nga mënyra si do sillet Serbia. Ata vazhdimisht kanë refuzuar të nënshkruajnë marrëveshje me Kosovën, por ne kemi nënshkruar marrëveshje me Perëndimin, gjë që duhet ta shfrytëzojmë siç duhet”, tha Hoxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta