Vuçiç: Jemi gati të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar për Kosovën

20 Janar 2023 | 20:25

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në ditë dhe javët në vijim do t’i bëjë konsultimet me anëtarët e qeverisë, anëtarët e parlamentit dhe të gjitha grupet e rëndësishme të shoqërisë, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojnë në implementimin e marrëveshjes së rekomanduar.

Vuçiç këto komente i bëri pas takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne dhe këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Francesco Maria Talo.

“Kishim një bisedë tejet të vështirë, mund të them se ishte biseda më e vështirë që kemi pasur ndonjëherë. Një diskutim i hapur dhe serioz. Për një gjë për të cilën jemi dakord është se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje dhe kur keni konflikt të ngrirë, atëherë vetëm është pikëpyetje momenti kur dikush vjen dhe e zgjedh (e shkrinë) atë konflikt dhe kur individët të papërgjegjshëm do ta rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, dëshiroj t’iu them se, si president i rep. Serbisë, sot padyshim jam ballafaquar me probleme dhe sfida, të cilat do t’iu vendoseshin si barë para shtetit tonë, po nëse nuk do të kishim ra dakord me planin e rekomanduar”, tha ai.

Ai shtoi se vazhdimi i bisedimeve dhe kthimi i serbëve në institucione të Kosovës, do të ndodh vetëm pas themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026