Vdekjet nga COVID-19 pesëfish më të larta deri në janar nëse nuk merren masa, deklaron OBSH
Lehtësimi i masave kundër coronavirusit në Europë mund të çojë në një rritje të shkallës së vdekjeve “katër deri në 5 herë më të lartë se të atyre që u regjistruan në prill” paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
280 mijë jetë njerëzish mund të shpëtohen deri në shkurt përgjatë të gjithë kontinentit nëse qytetarët do të mbajnë maskën dhe nëse do të vendosen rregulla strikte për ndalimin e grumbullimeve.
Mesazhi i zymtë ka ardhur nga kreu i OBSH për Europën, Dr Hans Kluge, teksa i cilësoi masat shtrënguese të ndërmarra në disa shtete si “absolutisht të nevojshme” duke marrë shkas dhe nga rritja e vazhdueshme e rasteve të reja me coronavirus.
Ai paralajmëroi se mund të ndërmerren masa edhe më drastike nëse nuk ka një përmirësim të situatës, ndërsa i bëri thirrje shteteve të mos “bëjnë kompromise” në përpjekjet e tyre për të kontrolluar virusin.
Rritja e rasteve të reja përkon me shtimin e rasteve spitalore, raporton OBSH.
Por edhe pse rastet ditore janë 2-3 herë më të larta se ato në prill, numri i viktimave është 5 herë më i ulët. OBSH deklaroi se kjo vjen prej rritjes së testimeve, në krahasim me muajt e pranverës, si dhe për një numër më të lartë rastesh në mesin e të rinjve dhe personave më pak të rrezikuar.
Pavarësisht situatës serioze në të cilën ndodhemi, OBSH nuk rekomandon një mbyllje të dytë.
“Një mbyllje e plotë si ajo e marsit nuk është e qëndrueshme pasi dëmi i izolimit tek njerëzit është shumë i lartë”, theksoi Kluge.
Rekord rastesh të reja
Një numër rastesh rekord janë shënuar në Gjermani, Çeki, Itali dhe Poloni.
Ndër vendet që kanë ngjallur më shumë shqetësim janë, Belgjika, Çekia, Holanda, Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi mbi 700 mijë raste të reja në Europë gjatë javës së fundit.
Franca është një ndër shtetet që ka vendosur masa të reja kufizuese, duke ndaluar lëvizjen e qytetarëve në 9 qytete.
Po ashtu, edhe Italia, Holanda, Çekia, Gjermani dhe Belgjika.
Madridi ka vendosur kufizime mbi udhëtimet pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Lexoni gjithashtu:
Evropa përgatit hapat e strategjisë për vaksinimin kundër COVID-19
Evropa në bllokadë, rritja e pandalshme e infektimeve shton masat kufizuese
Kroacia regjistron ditën më të keqe të pandemisë
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon