Studimi, çfarë duan të moshuarit? Pedagogia Eris Dhamo ndan gjetjet e saj

21 Janar 2023 | 13:04

Pedagogia Eris Dhamo në Euronews Albania tregoi studimin që ka bërë para disa vitesh në lidhje me çfarë duan të moshuarit.

Ajo tha se nuk e lidhin cilësinë e jetës me të ardhurat që marrin por  me marrëdhëniet që kanë me familjarët.

Sipas saj ata kërkojnë që të kenë sa më shumë kontakte pasi ndihen të izoluar.

“Në studimin tim që kam bërë pensionistët  nuk e lidhnin cilësinë e jetës me të ardhurat që merrnin. Në kundërshtim me pritshmëritë ata nuk e lidhën. Perceptimi i të moshuarve mbi cilësinë e jetës ishte marrëdhënia, intensiteti i marrëdhënies dhe cilësia e marrëdhënies. Ata kishin dëshirë për marrëdhënie të mira. Ata kërkonin sa më shumë kontakte sepse ishin të izoluar, kërkonin dashuri nga familjarët. Ne sot nuk kemi klube të moshuarish. Nisur nga statusi që kanë pasur të moshuarit e një brezi më para me statusin që kanë të moshuarit aktual, këto absolutisht që e ndjejnë veten të pavlerësuar.”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian

Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e...
18:32 | 23/12/2023

A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ai ishte...
15:55 | 24/05/2023

Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen

Në vazhdim të devocionit që Ati i Shenjtë Papa Françesku ka për Martirizimin e kombit tonë, këto ditë Ati i Shenjtë i dhuroi Shqipërisë, përmendoren...
16:32 | 13/05/2023