Bllokohet kalimi në Klos-Qafë Murrizë, policia: Shoferët të përdorin aksin e vjetër

21 Janar 2023 | 16:36

Policia ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dëborës aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për automjetet.

Policia bën me dije se subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të bllokimit të këtij aksi policia i bën apel shoferëve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

“Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026