Zgjedhjet presidenciale në SHBA, presidenti Trump dhe kandidati Biden përplasen në distancë për pandeminë

16 Tetor 2020 | 06:46

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij  Demokrat Joe Biden  u përpoqën që në dy salla të ndryshme televizive të bindin votuesit amerikanë duke u bazuar kryesisht tek pandemia.

Nga Majemi presidenti Donald Trump mbrojti mënyrën sesi e ka menaxhuar situatën nga COVID-19 që ka vrarë më shumë se 216,000 amerikanë.

I pyetur për teorinë konspirative Qanon kreu i shtëpisë së Bardhë refuzoi të përgjigjej duke u shprehur se di shumë pak rreth saj.

“Unë nuk di asgjë rreth Qanon. Di vetëm  se ata janë kundër pedofilisë dhe e luftojnë shumë ashpër këtë fenomen”, tha Trump.

 Mbështetësit e kësaj teorie besojnë se Trump po lufton me një rrjet klandestin elitash, shpesh duke përfshirë komplote Satanike dhe trafikim të fëmijëve.

Për herë të parë presidenti u shpreh se do të pranonte  një transferim paqësor të pushtetit. Pjesa më e madhe e pyetje përgjigje  u karakterizua   nga debati me moderatoren e cila kundërshtonte shumë nga deklaratat e presidentit.  

Kandidati demokrat Joe Biden nga ana tjetër në daljen televizive për ABC nga Pensilvania denoncoi mënyrën sesi adiminstrata Trump po trajton pandeminë.

Ai fajësoi presidentin republikan se e kishte mbajtur të fshehtë se sa vdekjeprurës ishte virusi që ka infektuar gati 8 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara.

“Ai tha se nuk i tregoi askujt sepse kishte frikë se amerikanët do t’i kapte paniku. “Amerikanët nuk përfshihen nga paniku. Ai u kap nga paniku”, tha Biden.

 Megjithëse i paqartë në disa raste, ai sugjeroi se do të ofronte qartësi në pozicionin e tij për zgjerimin e Gjykatës së Lartë nëse e nominuare e Trump zgjidhet përpara Ditës së Zgjedhjeve.

Kur na ndajnë pak javë nga zgjedhjet presidenciale, një tjetër debat presidencial është parashikuar për në datën 22 tetor por ende është e paqartë sesi do të organizohet.

Debati i parë presidencial u karakterizua nga kaosi dhe fyerje mes dy kandidatëve. Sipas sonadazheve  ai që kryeson është demokrati Joe Bden, ndërsa më shumë se 18 milionë njerëz kanë votuar deri më tani për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026