Pasi u vetëdorëzua në polici, 19-vjeçari tregon pse tentoi të vriste shefin e policisë bashkiake në Malësinë  e Madhe

16 Tetor 2020 | 07:23

Ilirjan Hasanaj, i cili u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës pasi është i dyshuar për plagosjen e shtetasit Mentor Hasanaj drejtor i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe babait të tij Xhelal Hasanaj ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë.

Ilirjan Hasanaj ka deklaruar se është ai autori i plagosjes, ndërsa ka zbardhur edhe motivin.

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj, por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qene i parapërgatitur për një gjë të tillë.

Thjesht e kam parë duke kaluar në rrugë dhe i jam vënë mbrapa. Armen e kam pasur me vete sepse ka pasur disa kohe që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë, më ka qëlluar me vete. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar por ne ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment.

Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonin. Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment, duke qene edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur. Duke qenë drejtor, me erdhi në mendje se mund të na pengonte tek pronësia por çdo gjë ka qenë në atë moment.

Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorëzuar në polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shumë, shumë i penduar ndaj kam ardhur që ta pranoj çfarë kam bërë”, ka thënë 19-vjeçari.

Shefi i policisë bashkiake në Malësinë e madhe, Mentor Hasanaj po udhëtonte me familjarët dhe automjetin e punës, kur në drejtim të tij u qëllua me armë nga një person që lëvizte me një motor. Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës në aksin rrugor, Shkodër-Koplik, ku krahas shefit të policisë bashkiake, mbeti i plagosur edhe i ati i tij 70-vjeçar të cilët u dërguan menjëherë në spital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026