Basha i implikuar në 21 janar? Logu: Audiopërgjimi i montuar, tendencioze si provë

22 Janar 2023 | 15:25

Avokati Besart Logu deklaroi se audiopërgjimi i publikuar së fundmi, për komunikimin në radio të ish kreut të gardës, Ndrea Prendi me vartësit e tij gjatë demonstratës së 21 janarit, është i montuar dhe tendencioze si provë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Logu u shpreh se asokohe, kompetencën për të dhënë urdhër për hapjen e zjarrit, e kishte vetëm komandanti i Gardës së Republikës.

“Lidhur me audioregjistrimin, përveçse nuk është marrë në formën e kërkuar nga ligji, duhet të plotësojë disa kritere që të konsiderohet e ligjshme dhe të kemi një mundësi për rinisjen e një hetimi. Mua më duket tendencioze si provë, citohet në radio që të kërkon ministri, pra bëhet fjalë për zotin Basha. Por ka diçka, në ligjin për Gardën e Republikës, varësia e Gardës është administrative dhe funkionale-lëndore. Garda e Republikës në kohën e 21 janarit varej nga Ministria e Brendshme.

Ai audioregjistrim duket i montuar, tendencioz, citon ministrin e Brendshëm, ndërkohë që ministri i Brendshëm, nuk e ka kompetencë të urdhërojë vrasje me hapje zjarri, fishekë, kjo është kompetencë funksionale-lëndore. Ligjërisht nuk ka të drejtë të japë urdhër për hapoje zjarri, sepse nuk e ka këtë  kompetencë. Kjo kompetencë ishte e kreut të institucionit, zotit Ndrea Prendi”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026