Debati për inceneratorët, Tabaku: Qeveria gënjeu për procedurat, koncesioni 400 mln euro iu dha një firme të dalë nga hiçi

16 Tetor 2020 | 07:51

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha për Euronews Albania se çështja e inceneratorëve është një nga çështjet më të rënda të korrupsionit në vitet e fundit.

Sipas saj, qeveria ka gënjyer për procedurën se si një kompani e dalë nga hiçi arriti të marrë 3 koncesione në vlerën e 400 mln eurove.

“Çështja e inceneratorëve është një aferë e jashtëzakonshme dhe që po i kushton qytetarëve shumë shtrenjtë, jo vetëm se po përdoren paratë e tyre, por edhe sepse tarifat e pastrimit në qytetet ku janë inceneratorët janë rritur mbi 30 për qind.

Një gjë është e sigurt, me ardhjen e PD në pushtet pas 25 prillit, kushdo i përfshirë do vihet para drejtësisë”, tha znj. Tabaku.

Teksa solli në vëmendje faktin se nga progres raporti i publikuar pak ditë më parë nga BE thuhet se inceneratorët nuk përputhen me legjislacionin e BE dhe janë një strategji e gabuar për vendet që po e ndjekin.

Znj. Tabaku kujtoi se Shqipëria kishte investuar në programin e landfilleve, i cili edhe pse ndoshta më ngadaltë, ishte duke e futur në vijë të drejtë këtë proces.

“Shqipëria kishte investuar në 12 landfille rajonale dhe ndihmën e Gjermanisë dhe BE po investonte atje, ndërkohë që Banka Botërore po shikonte që ky proces të përshpejtohej. Dhe vjen Rama pa asnjë strategji i çon në plehra të gjitha paratë e investuara nga ndërkombëtarë dhe fut inceneratorët.

Progres-raporti i publikuar pak ditë më parë e thotë qartë se  inceneratorët nuk përputhen me legjislacionin e BE dhe janë një strategji e gabuar për vendet që po e ndjekin sepse strategjia e landfilleve ndoshta më ngadalë ishte duke vendosur në vijë të drejtë këtë proces. por unë s’mund ta quaj kurrë pastrim nga plehrat vjedhjen që po u bëhet çdo ditë shqiptarëve”, tha ish-deputetja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026