Transportuan 10 emigrantë të paligjshëm, tre persona në pranga

16 Tetor 2020 | 08:32

Policia e Shtetit bëri me dije përmes një njoftimi në Facebook se në kuadër të operacionit policor “Perimetri” janë goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Tre shtetas janë vënë në pranga pasi janë kapur duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.

Sipas burimeve policore dy prej të arrestuarve, gjatë ndjekjes nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, por u kapën dhe ndaluan.

Abigel Kola, 29 vjeç, banues në Divjakë.

“Shtetasi i mësipërm është konstatuar në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, Maliq, nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, të cilët i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por Kola nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar. Pasi janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij, gjatë kontrollit që forcat e Policisë ushtruan në mjetin e 29-vjeçarit, gjetën tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, ky shtetas iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”,- thuhet në deklaratën e policisë.

Gjithashtu u arrestuan shtetasja Fatjona Vuçaj, 25 vjeçe, banuese në Durrës dhe shtetasi Dhimitri Beba, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026