Restaurimi i monumenteve të kulturës, 13 objekte do të rijetëzohen në Gjirokastër
13 objekte ” Monument Kulture” në Qarkun e Gjirokastrës, prej të cilave 12 në qytetin e Gjirokastrës dhe 1 në qytetin e Përmetit kanë përfituar nga bonusi i rijetëzimit.
Falë bashkëpunimit me administratorët dhe pronarët e këtyre objekteve do të bëhet e mundur restaurimi dhe rijetëzimi i tyre dhe vendosja në shërbim të zhvillimit të turizmit.”
Tashmë godinat muzeale dhe banesat karakteristike në qytetin e Gjirokastrës cilësohen një element i rëndësishëm për ecurinë e turizmit. Gjatë vitit 2022 Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare çelën thirrjen për bonusin e rijetëzimit, duke akorduar fondin me vlerë 29 milion lekë.
Në bashkëpunim me pronarët dhe administratorët e objekteve ” Monument Kulture” po bëhet i mundur restaurimi dhe rijetëzimi i tyre.
“Gjatë kësaj periudhe kemi patur një numër të madh aplikimesh, por shumica e objekteve për të përfituar këtë bonus rijetëzimi duhet të kenë një projekt i cili të jetë i miratuar nga Instituti i Monumenteve. Gjithashtu duhet të jetë edhe një bashkëpunim i pronarëve të këtyre monumenteve.
Kërkesa ka qenë e lartë por nga ana e ministrisë dhe komisionit përzgjedhës janë caktuar objektet me prioritet më të madh duke përfshirë objektet, të cilët janë monument Kategoria I dhe Kategoria II, por edhe objekte, të cilat do të kenë një vlerë të shtuar për këto zona”, u shpreh Ardis Duka, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.
Vlerat arkitektonike dhe ndërtimore të Gjirokastrës prej vitit 2005 janë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.
LEXONI GJITHASHTU
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal