“Profesionisti”, komedia trajton hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit
“Profesionisti”, një vepër e dramaturgut të shquar Dushan Kovaçeviç, çel sezonin teatror në teatrin “Petro Marko”. Premiera është mirëpritur nga spektatori i shumtë vlonjat mbrëmjen e së premtes.
Nën regjinë e Leka Bungos dhe interpretimin e shkëlqyer të aktorëve Viktor Zhusti, Astrit Hasani, Matilda Avduli dhe Artan Islami, drama përcolli mjaft emocionone, ndjesi dhe mesazhe.
“Është kënqësi të shikosh një premierë e cila duket sikur e ke këtu, je i rrethuar mes njerëzve, kaq e vërtetë, kaq komunikuese për problemin që ka kaluar edhe shoqëria shqiptare . Problemet të bëjnë edhe të meditosh, po edhe të kesh një dhimbje të brendshme për mënyrën sesi është jeta e një njeriu të shkretë gjithmonë e kontrolluar e pasigurtë, aq më tepër me një artist, homazh për artistët”, tha artisti Mevlan Shanaj.
Në përfundim të shfaqjes, mes emocionesh, artistët vlerësuan pritjen e përzemërt të publikut vlonjat.
“Spektatori që e ndoqi me aq kërshëri me aq vëmendje tregon që është krijuar komunikimi midis sallës edhe skenës dhe kjo është gjithçna se vetëm atëherë edhe mesazhet edhe emocionet që ka skena transmetohen në sallë”, u shpreh regjisori Leka Bungo.
“Për herë të parë vijmë me një premierë në Vlorë dhe natyrisht ishim shumë kurioz dhe te tepër të emocionuar, por pritja e publikut të Vlorës qe kaq entuziaste kaq e përzemërt , sa ne i detyrohemi atij”, theksoi aktori Viktor Zhusti.
“Kishim këtë lloj ndjenje frike, sepse duke qenë një dramë me karakter psikologjik nga fillimi deri në fund, kishim dyshimin vallë i qëndron kësaj atmosfere i gjithë publiku për një orë e dhjetë minuta. Por unë dua ta falenderoj sepse gjithë publiku ishte i tensionuar për ta dëgjuar nga fillimi deri në fund”, nënvizoi aktori Astrit Hasani.
Komedia e zezë e Kovaçeviçit trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë shqiptare, hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit gjatë regjimit komunist. “Profesionisti” do të shfaqet përgjatë gjithë fundjavës në teatri “Petro Marko”.
LEXONI GJITHASHTU
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026