Zelensky premton të përballet me korrupsionin në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se korrupsioni, një problem që ka kaluar në plan të dytë për shkak të luftës kundër Rusisë, nuk do të tolerohet dhe premtoi vendime kyçe për çrrënjosjen e tij.
Premtimi i Zelensky-t erdhi mes akuzave për korrupsion të nivelit të lartë, duke përfshirë një raport për praktika të dyshimta në prokurimet ushtarake, pavarësisht se zyrtarët promovojnë unitetin kombëtar për t’u përballur me pushtimin, shkruan Reuters.
“Unë dua që kjo të jetë e qartë: nuk do të ketë më kthim në atë që ka qenë në të kaluarën, në mënyrën se si kanë jetuar njerëz të ndryshëm pranë institucioneve shtetërore ose ata që e kaluan tërë jetën e tyre duke ndjekur një karrige”, theksoi ai.
Ukraina ka pasur një histori të gjatë korrupsioni, ku Transparency International e rendit atë në vendin e 122 nga 180 vende
“Kjo javë do të jetë koha për vendimet e duhura. Vendimet tashmë janë përgatitur. Nuk dua t’i bëj publike në këtë moment, por gjithçka do të jetë e drejtë”, u shpreh presidenti ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City