‘SHISH-i kishte informacion për 21 janarin’, Lita: Policia ishte me ‘duar në xhepa’
Gazetari Lavrim Lita deklaroi se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka pasur informacione për ngjarjen që do t’i paraprinte 21 janarit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se atë ditë, policia nuk ishte e pajisur as me skafandra, teksa shtoi se protesta ishte e dhunshme.
“Kam qenë pothuajse observator në vijën e parë të kontaktit midis civilëve dhe policisë. Policia, në rreshtin e parë nuk kishte as skafandra, ishin me duar në xhepa dhe kjo ishte e pafalshme. Kishte informacione, jo vetëm policia, jo vetëm Shërbimi Informativ Ushtarak, i cili ka pasur jashtëzakonisht shumë informacion mbi ngjarjen që i parapriu 21 janarit, sigurisht që edhe Shërbimi Informativ ka pasur informacione.
Por megjithatë, policia atë ditë, ishte në vijën e parë, në momentet e para ka qenë totalisht me duar në xhepa dhe jo provokuese ndaj protestës. Protesta ishte dhunë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta