Gazetari: Shërbimet sekrete franceze zbuluan bandat e Durrësit përmes përgjimeve

23 Janar 2023 | 10:23

Gazetari Lavdrim Lita thotë se dy bandat e Durrësit, ajo e Lul Berishës me Plarent Dervishajt dhe e “Rrumit”, u zbuluan nga shërbimet sekrete franceze, që në këtë rast ndihmuan edhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se në SPAK ka mbërritur dosja e përgjimeve dhe zbardhja e bisedave të këtyre bandave.

“Zbulimi i gjithë atentateve dhe përleshjes midis dy bandave të Durrësit, bandës së Lul Berishës , Plaurent Dervishajt dhe bandës së “Rrumit”, që është një sherr i vjetër me disa të vrarë, është zbuluar në fakt nga SPAK-u me ndihmën e autoriteteve franceze. Në SPAK ka mbërritur dosja e përgjimeve dhe zbardhja e bisedave në dy shërbimet e komunikimeve të enkriptuara “Sky” dhe “Enrochat”, ku banda të ndryshme, grupe mafioze dhe organizata mafioze në të gjithë Evropën, jo vetëm që porosisnin kokainë dhe veprimtari të tjera, por edhe vrasje.

Në gjuhën shqipe kanë qenë mijëra komunikime dhe ka qenë edhe një grup killerash ku shumë shqiptarë, biznesmenë, por edhe anëtarë të grupeve krimnale, kokat e këtyre grupeve porosisnin vrasje. Brenda këtij grupi ka qenë edhe Nuredin Dumani. Këto dy shërbimet e enkriptimit, janë depërtuar nga shërbimet sekrete franceze dhe xhandarshmëria franceze, që për dy vite kanë zbuluar rreth 120 milionë komunikime. Në këto rrjete, dyshohet nga SPAK-u se kanë qenë edhe klani i Lul Berishës, Dervishajt dhe klani i “Rrumit”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026