Transkriptet e publikuara për 21 janarin, ish-prokurorja tregon si rihapet hetimi

22 Janar 2023 | 21:48

Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj thotë se transkriptet e publikuara, ku ish-komandanti i gardës, Ndrea Prendi komunikonte dhe i jepte urdhra vartësve të tij duhet të analizohet dhe të detajohet.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Imeraj nënvizoi se nëse dalin detaje të reja, mund të ketë sërish hetim për këtë çështje, edhe  pas ndryshimit të nenit 449, sipas së cilës, nuk mund të hetohet një çështje për të cilën gjykata ka marrë vendim.

“Në aspektin dokumentar, të të gjithave provave të administruara në dosje, ne nuk kemi sot një dijeni, apo një të dhënë konkrete, prej së cilës të burojë si provë, që ky urdhri është nga një person, çfarëdo lloj pozicioni që ai të ketë pasur. I referohem deklarimeve të personave të pyetur. Në këtë drejtim, nëse ka dhe burojnë veprime të tjera hetimore, që propozohen, qoftë edhe nga ky audiopërgjimi që disponon zoti Hoxha, që mund të merret, të analizohet, detajohet dhe i jepet rruga për të vijuar në hetime, atëherë neni 449, nuk afekton pjesën e gjësë së gjykuar që lidhen me subjekte që kanë marrë një vendim.

Ne nuk mund të ngremë një akuzë të re, për subjekte të cilat drejtësia e ka dënuar për atë fakt. Nëse në raport me hetimet që po zhvillohen për gjetjen e autorësisë për vrasjen e Aleks Nikës, dalin detaje që e  lidhin me këtë në tërësi, nuk e pengon njeri që të vazhdojë hetimet në këtë aspekt”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026