Luftë diplomatike Rusi-Estoni, dy vendet dëbojnë ambasadorët
Autoritetet në Rusi kanë urdhëruar ambasadorin e Estonisë që të largohet nga vendi brenda datës 7 shkurt, pasi Kremlini e akuzoi shtetin baltik për “Rusofobi”.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se Estonia qëllimisht kishte shkatërruar marrëdhëniet me Moskën.
Margus Laidre është ambasadori i parë që Rusia ka dëbuar që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.
Nga ana e saj, Estonia reagoi duke i kërkuar ambasadorit rus që të largohet brenda së njëjtës ditë.
Lëvizja e Kremlinit ndaj diplomatit të vendit baltik vjen pasi ky i fundit urdhëroi reduktimin e stafit të ambasadës ruse në Talin.
Konkretisht, Moskës iu urdhërua të shkurtonte stafin diplomatik nga 17 në 8 persona brenda fundit të janarit.
Sidoqoftë, tensionet mes dy vendeve u rritën javën e kaluar pasi përfaqësues nga 11 vende të NATO-s u mblodhën në një bazë ushtarake të Estonisë për të diskutuar se si të ndihmonin Ukrainën dhe si të ndalnin avancimin rus.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq