A rrezikohet statusi “UNESCO” për liqenin e Ohrit?

24 Janar 2023 | 08:03

Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike. Falë vlerave unike natyrore dhe kulturore, edhe pjesa shqiptare e liqenit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019. Por duket se ekosistemi i liqenit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të cilat gjenden ende buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij.

UNESCO e konsideron aktivitetin e shfrytëzimit minerar të papajtueshëm me trashëgiminë botërore dhe i rekomandoi Shqipërisë gjatë një misioni monitorimi në vitin 2020 që të zhvendoste dhe të rehabilitonte në mënyrë urgjente një dampë minerare buzë liqenit si dhe të siguronte mbylljen e përhershme të çdo aktiviteti minerar me ndikim në këtë pasuri.

Çështja e mbetjeve minerare është  një problem i mbartur ndër vite teksa disa kompani vazhdojnë të kryejnë aktivitet minerar në vijën e liqenit të Pogradecit.

Mbetjet minerare kanë shkaktuar ndotje ekstreme të liqenit, me norma shumë herë më të larta se ato të Bashkimit Europian. Për këtë arsye mbetjet e metaleve të rënda gjenden tashmë në organizmin e tre peshqve më të njohur komercialë të këtij liqeni –koranit, belushkës dhe krapit.

Bashkia e Pogradecit pretendon se po punon për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe sipas saj, pjesa më e madhe e mineraleve është pastruar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026