“Spektatorët qanin, sidomos gratë”- Aliçka flet për vënien në skenë të veprës ‘Luba’
Historia e dashurisë së një gruaje sovjetike me një shqiptar në kohën e diktaturës është subjekti i veprës së autorit Ylljet Aliçka, e cila është vënë në skenë në Teatrit Eksperimental.
I ftuar në studion e Euronews Albania, shkrimtari Aliçka zbuloi përjetimet personale nga realizimi në teatër i veprës së tij.
Ai tha se edhe pse e kishte shkruar vetë “Lubën” u emocionua nga ajo që pa nga aktorët e rinj dhe të talentuar.
Aliçka tha se shfaqja përcolli emocion duke bërë që shumë spektatorë të shpërthenin në lotë gjatë shfaqjes.
“Spekatatorët u emocionuan dhe ky është funksioni i artit. Platforma më e privilegjuar për të referuar emocion është arti. I prekte emocionet kjo pjesë, nga publiku kishte vërtetë emocione, kishte njerëz që qanin. Kishte goxha njerëz me lot, sidomos gratë. Megjithëse e kam shkruar unë, kur e shikon në skenë të ngjall emocion. Pjesa e të rinjëve, hynë në rolin e tyre për një realitet të panjohur dhe e bënë të tyren”, tha Aliçka.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet