Protestuan ndaj deklaratës së Lajçak, policia arreston dy aktivistë të PSD-së

16 Tetor 2020 | 20:21

Policia e Kosovës arrestoi të premten dy aktivistët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenaj, gjatë një aksioni simbolik që ata mbajtën pranë zyrës së BE-së në Prishtinë.

Ata janë arrestuar për shkak te mbishkrimeve që kanë vënë në mure. Me këtë aksion, ata kundërshtuan deklaratat e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, të bëra në Beograd, sipas të cilit Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për krijim të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Me moton “Evropa po ndan njerëzit”, anëtarë të PSD-së thanë se Miroslav Lajçak, është neutral karshi pavarësisë së Kosovës dhe BE-ja po e luan një rol problematik dhe po i ndan popujt dhe njerëzit. Ndaj veprimit të policisë, reagoi Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së.

Sipas tij, është i papranueshëm veprimi i Policisë së Kosovës, andaj ai kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026