Meta: Nuk ka incenerator në Tiranë, vetëm grumbullim plehrash

24 Janar 2023 | 12:04

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi pamjet me dron të inceneratorëve të publikuara nga deputetja Monika Kryemadhi.

Në një dalje për mediat ai tha se pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces.

Sipas tij në Tiranë nuk ka incenerator por vetëm një qendër grumbullimi mbetjesh që sipas tij është i njëjtë me atë të Shkodrës.

“Kryeministri në Komisionin Hetimor tha se: “procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent dhe më i liri në rajon”, ndaj Droni i te vertetes ka filmuar edhe procesin e punës në landfillin e Shkodrës.  Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Por Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim”- tha Meta.

Meta theksoi se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, ata duhet të dalin dy para drejtësisë, pasi sipas tij deklaratat e këtyre të fundit para Komisionit janë gënjeshtra.

“Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre provojne se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.

Edi Rama është krenar për atë groposjen e neveritshme primitive, është krenar sepse rrëmben paratë dhe i con tek offshori jashtë. Është shumë i lumtur për këtë gjë sepse firmos tak, tak, sepse ato tak, tak janë 430 milionë euro që kanë futur në xhep. Droni i se vertetes tregoi pamjet reale per te gjithe qytetaret shqiptare. Dhe sidomos per drejtesine qe duhet te nderprese kete proces te nderprese pagesat. Droni i te vertetes tregoi situaten reale me pamjet shume te qarta për çdo qytetar shqiptar. Situata është shumë e rëndë. Drejtësia shqiptare është në provën më të madhe se kurrë ndonjëherë në provën e ekzistencës së saj.

Kjo hajdutëri është certifikuar dhe i është vënë vula dhe çdo qytetar e ka shume të qartë kete”- përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026