Qeveria ndihmë për fëmijët e 3 policëve të vrarë, mes tyre edhe të Artan Cukut
Kryeministri Edi Rama priti sot në zyrën e tij, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu fëmijët e tre policëve të rënë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit, Roland Likajt dhe Artan Çukut të shoqëruar nga familjarë dhe të afërm të tyre, të cilëve iu dorëzoi Satusin e posaçëm.
“Në mbledhjen e fundit që kemi patur, të komisionit qendror për Fëmijët nën kujdesin e Republikës i është dhënë statusi fëmijëve të 3 policëve të vrarë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit, Roland Likajt edhe Artan Çukut. Patjetër që është një ndihmë e madhe, është bërë funksionale, pasi tashmë që në muajin dhjetor që ishte mbledhja, janari e ka gjetur me të gjithë plotësimin e të gjithë përfitimeve të statusit për fëmijët, edhe sigurisht një ndihmë për familjet.” – shpjegoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi se mbështetja për fëmijët që kanë humbur prindërit të krye të detyrës do të vijojë të mbetet një nga prioritetet e qeverisë, sidomos në fushën e arsimit, ku ata do të gjejnë përkrahje maksimale.
“Ne në fakt e kemi pasur goxha merak këtë punë edhe herë pas here kemi diskutuar që s’mund të jetë kjo histori me një ndihmë modeste, si ajo që ishte sepse praktikisht janë fëmijë që humbasin një prind, i cili është në punë, i cili ka një pagë që e sjell në shtëpi. Kështu që menduam ta bëjmë plus pagë domethënë jo thjesht sa paga, por plus në mënyrë që të paktën nga pikëpamja ekonomike të mos kenë asnjë shqetësim për fëmijët dhe asnjë mungesë. Ndërsa përsa i përket pjesës së arsimit pastaj, ato janë ekstra. Kështu që, është mbase pak e vonuar, por jo të gjitha gjërat i kemi ditur dhe i dimë, mësojmë rrugës dhe kuptojmë rrugës si mund t’i bëjmë më mirë. Edhe në këtë pikë dhe me këtë status të them të drejtën ndihemi vërtetë të kënaqur sepse plotësohen në mënyrë shumë kuptimplotë të themi nevojat financiare. Pastaj dihet që edhe sikur të jetë pesëfish, boshllëkun shpirtëror nuk e mbush dot. Por besoj që këta kanë edhe vetëdijen që duhet t’i nderojnë deri në fund baballarët edhe siç janë krenarë për baballarët t’i bëjnë dhe ata të buzëqeshin kur i shohin nga lart.”
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta