Qeveria shkresë Kuvendit: Gjendja e fatkeqësisë natyrore të shtyhet deri më 31 mars

16 Dhjetor 2019 | 11:26

Kryeministri i vendit Edi Rama kërkon zgjatjen edhe me 3 muaj te gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Ne propozimin që kreu i qeverisë i ka përcjelle Kuvendit theksohet se gjendja e fatkeqësisë natyrore duhet të shtyhet deri më 31 mars të vitit 2020.

Në relacionin që shoqëron kërkesën theksohet se kjo ka si qëllim garantimin e sigurisë së jetës së banorëve në zonat e prekura, sigurimi i veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve si dhe marrjen e masave parandaluese, mbrojtëse e rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar. Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë  të plagosur.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore u shpall në qarqet Tiranë dhe Durrës më 28 nëntor, dy ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin dhe duhet të skadojë më 28 dhjetor. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026