Fernando Santos, trajneri i ri i Polonisë

24 Janar 2023 | 20:54

Polonia, kundërshtari i parë i Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024, ka prezantuar sot Fernando Santos si trajnerin e saj.

Përfaqësuesja polake kishte mbetur pa trajner që pas Botërorit dhe në fund zgjedhja ka rënë mbi trajnerin i cili i dha Portugalisë titullin Kampion Europe në vitin 2016.

Fernando Santos raportohet se ka firmosur deri në fund të Botërorit 2026.

“Kombëtarja ka shumë lojtarë cilësorë, është ndër më të mirat në botë. Është një nder për mua të vazhdoj karrierën time në një vend kaq të madh. Nga sot jam polak, jam njëri prej jush. Dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë polakëve shumë gëzim.

Do të duhet shumë punë, por ne jemi gati për të. Do të jetoj në Varshavë, dua të njoh mirë vendin, kulturën dhe mentalitetin e polakëve.”, tha Santos gjatë prezantimit të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026