A janë nën hetim zyrtarë shqiptarë? Departamenti i Drejtësisë pyetet nga Euronews

25 Janar 2023 | 17:16

Euronews Albania ka kontaktuar Departamentin Amerikan të Drejtësisë në lidhje me implikimin ose jo të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shqiptarë në çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i arrestuar dy ditë më parë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka refuzuar të japë të dhëna në këtë moment të hetimit.

Pyetjet e Euronews Albania drejtuar Departamentit të Drejtësisë:

Në aktakuzë përmenden emrat e disa zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shqiptarë si të implikuar në aktivitetet e paligjshme të ish-agjentit të FBI-së dhe jam i interesuar të di nëse:

1-A ka një hetim për shtetas, zyrtarë dhe ish-zyrtarë shqiptarë me veprimtari të paligjshme të zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal?

2-A ka zyrtarë të çështjeve shqiptare që po hetohen në lidhje me akuzat që i janë bërë Charles McGonigal?

3-A do të thirren si dëshmitarë emrat e përmendur në aktakuzën e shtetasve shqiptarë?

Në përgjigjen e dhënë nga Patty Hartman, Specialiste për Çështjet Publike në zyrën e Prokurorit ku është ngritur aktpadia ndaj McGonigal, thuhet se kërkesa është përcjellur, por në lidhje me të për momentin nuk mund të jepet asnjë informacion shtesë.

Kërkesa juaj m’u përcoll mua pasi është kjo Zyra e Prokurorit të SHBA që ka ngritur aktakuzën. Për momentin nuk jepet asnjë informacion shtesë. Faleminderit! Patty Hartman Specialist për Çështjet Publike”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026