“Ku e fshehët”- Kaos në Kuvend: Përjashtohet Berisha, rrëzohet kërkesa për McGonigal
Me votat e maxhorancës është rrëzuar kërkesa e bërë nga deputetët e Partisë Demokratike, mbështetës të kreut të PD-së Sali Berisha, për ndryshimin rendit të ditës të seancës plenare të kësaj të enjteje.
16 deputetët të PD-së kërkuan mbajtjen e një mocioni me debat për lidhjet e kryeministrit Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
Kërkesa e PD-së u rrëzua duke shkaktuar përplasje në Kuvend, ku ish-kryeministri Berisha në shenjë proteste bllokoi foltoren e Kuvendit.
Kjo bëri që kryetarja e Kuvendit Nikolla ta parlajmëronte Berishën dhe më pas ta përjashtonte atë.
“Në bazë të nenit 64 ju tërheq vërejtjen për zabtimin e foltores”, tha fillimisht Nikolla.
Më vonë ajo vijoi: “Jepet masa displinore ndaj Sali Berishës për përjashtimin nga seanca për zaptim të foltores”.
Ndërkohë edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, kërkoi që kryeministri rama të jetë prezent në seancën plenare.
“Unë kërkoj të drejtën time dhe e kam kërkuar që në fillim. Ku e keni shehur Edi Ramën? Si ka dhënë 225 mijë dollar për të përbaltur Partinë Demokratike”, tha Alibeaj.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta