A ndiheni i rrezikuar nga SPAK? Shkëlzen Berisha flet pas marrjes në pyetje
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha deklaroi pas marrjes në pyetja nga SPAK, se ishte thirrur nga organi i akuzës si person që kishte dijeni në lidhje me çështjen e Gërdecit.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte frikë nga përfshirja e tij në këtë çështje, Berisha zgjodhi të jepte një përgjigje të shkurtër dhe të prerë, duke thënë se nuk ka aspak frikë pasi nuk ka prova kundër tij.
“Më bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori para 15 vitesh ka deklaruar publikisht se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time. Sot pas 15 vitesh mendojnë se mund të kenë dijeni. Shpjegimi është se nuk kam asnjë lidhje me këtë. I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje me këtë. Mendoj që pa diskutim prokuroria duhet të thotë se e kujt është kaligrafia”, tha Berisha.
Në lidhje me komunikimet me ish-ministrin e Mbrojtjes ai tha: “Ka pasur komunikim të natyrës familjare. Jam pyetur edhe për këto dhe kam bërë të qartë që nuk kam asnjë lidhje sepse të komunikosh me dikë nuk do të thotë të jesh ortak me të.
Çështja sipas mendimit tim është politizuar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta