“Kërkojnë Asociacion një-etnik’, Kurti flet pas darkës me zyrtarin e BE, Lajçak

26 Janar 2023 | 14:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zbardhi disa detaje pas  darkës së punës që pati një natë më parë me emisarin evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Ai tha se plani evropian është bazë e mirë për bisedime dhe janë pajtuar që marrëveshjet të implementohen, por jo të ketë prioritet ndonjërën prej tyre.

Kurti megjithatë pranoi se ka kërkesa që çështja e asociacionit të komunave me shumice serbe të jetë prioritet. Por, shtoi se kjo nuk mund të bëhet.

“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar më 19 prill 2013, e më pas edhe i elaboruar në shtatë kapituj më 2015, të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar, sepse është e vetmja marrëveshje, nga 33 marrëveshjet e Brukselit, që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”-theksoi Kurti.

Po ashtu, ai përsëriti se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen

“Të mos harrojmë që marrëveshja duhet të ketë njohjen reciproke dhe vetëm atëherë mund të kemi normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”- shtoi ai.

Këto komente ai i bëri një ditë pas takimit me Lajçak, i cili deklaroi se janë pajtuar me Kurtin që të gjitha marrëveshjet e arritura te implementohen.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026