Greva në Ballsh, Kejdi Mehmetaj: Habitem se si shteti është kaq neglizhent
Pavarësisht se ditët kalojnë, naftëtarët e Ballshit nuk kanë marrë ende përgjigje në lidhje me kërkesat për marrjen e 26 pagave të prapambetura. Ata thonë se rezistenca e tyre do të vijojë deri në vetëflijim nëse qeveria shqiptare nuk i jep zgjidhje këtij shqetësimi, i cili në fakt po i mundon prej kohësh.
Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, mbrëmë së bashku me znj. Kryemadhi takoi gratë greviste dhe pa situatën nga afër. Ajo u shpreh në Euronews Albania se me pak përkushtim situata në Ballsh merr zgjidhje, por kjo gjë shtoi ish-deputetja e LSI-së, nuk po merret aq seriozisht nga instancat shtetërore.
“Për mua dje nuk ishte vizita e parë që bëmë tek greva e urisë. Kemi qenë aty, dhe kemi qenë në kontakte të vazhdueshme. Më vjen habi se si shteti mund të jetë kaq neglizhent, dhe të mos ketë asnjë reagim dhe asnjë përgjigje. Kjo nuk është marrëdhënie e thjesht ndërmjet dy palëve private, por këtu bëhet fjalë me një raport që shteti ka me nëpunësit e uzinës, por edhe përgjegjësinë që ka shteti për të kontrolluar që puna të vijojë në uzinë”, tha ajo.
Ajo hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se për shkak të mungesës së kontrollit të shtetit, kompanitë jo vetëm që kanë vjedhur rafinerinë e Ballshit, por kanë abuzuar me mundin e djersën e naftëtarëve.
“Të preferuarit e Edi Ramës shkojnë dhe e shfrytëzojnë, e rrjepin dhe nuk i paguajnë detyrimet dhe as pagat e punonjësve. Qeveria nuk ka kontrolluar, por ka falur detyrimet. Ajo uzinë nuk është një rrangallë, por me investime me të vogla ajo kthehet në punë dhe punëson shumë punonjës. Përmbarimi duhet t’u përgjigjet naftëtarëve. Naftëtarët duhet të marrin pagat e prapambetura”, shtoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
“Pasojat do ndihen edhe në Tiranë”, Kryemadhi takon gratë greviste në Ballsh
Me ilaçe mbi tryezë, naftëtaret e Ballshit i bëjnë apel qeverisë për ndihmë (Fotogaleri)
Avokati tregon dy mënyrat se si zgjidhet shqetësimi i naftëtarëve në Ballsh
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin