“Ka në Skënderbeg”- Qytetarët në Shkodër flasin për kamerat e grupeve kriminale

26 Janar 2023 | 16:32

Policia e Shtetit ka kryer së fundmi një operacion në qytetin e Shkodrës në lidhje me heqjen e kamerave në ambiente publike ,të cilat përdoren nga grupet kriminale për të kontrolluar territorin ose veprimet e kundërshtarëve.

Gazatarja e Euronews, Sara Demshi, ishte këtë të enjte në Shkodër ku pyeti qytetarët nëse ka kamera të tjera që ende përdoren nga grupet kriminale.

Një prej qytetarëve pohoi se në lagjen Skënderbeg shumë kamera të cilat janë nën administrimin e grupeve kriminale.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja Sara Demushi: A mendoni se ka kamera të tjera të cialt janë nën monitorimin dhe kontrollin e grupeve kriminale?

Qytetari: Ka!

Gazetarja: Ku konkretisht?

Qytetari: Ka në lagjen Skënderbeg, sa të duash ka.

Ndërkohë një tjetër qytetar u shpreh: “Gjithkush kush bën krim e ruan veten, kanë gjetur atë stil me u ruajt. Duhet të jenë grup se për 1 njeri s’ma merr mendja se bëhen ato punë”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026