Barcelona në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, në mbrëmje derbi Atletico-Real Madrid
Barcelona dhe Osasuna janë dy gjysmëfinalistet e parë të kupës së mbretit në Spanjë. Katalanasit mposhtën minimalisht Sociedadin, ndërsa Osasuna fitoi ndaj Sevijës në minutat shtesë.
Përballja e zhvilluar në Kamp Nou foli e gjitha për Barcelonën, e cila pavarësisht se shënoi vetëm një gol dominoi për 90 minuta. Miqtë u detyruan të luajnë përreth 50 minuta me një lojtar më pak, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit Mendez.
Goli i fitores që vulosi gjithashtu dhe kualifikimin erdhi nga këmbët e Dembeles në minutën e 52’.
Në sfidën tjetër, Osasuna mori një fitore të madhe ndaj Sevijas në një ndeshje thuajse të barabartë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa 90 minutëshi u mbyll 1-1.
Goli i fitores u regjistrua në minutën e 99’ nga Ezalzouli. Mbrëmjen e së mërkurës zhvillohe ndhe dy përballjet e tjera Valencia-Atletik Bilbao dhe derbi i Madridit me Reali dhe Atletikos.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet