“Unë jam mësues”, me qindra qytetarë marshojnë në Francë në nder të mësuesit të vrarë

19 Tetor 2020 | 09:32

Masat anti- COVID  nuk i ndalën francezët të mbrojnë lirinë e shprehjes.

Me mijëra njerëz u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve franceze për të marrë pjesë në marshimet organizuar të nder të mësuesit Samule Paty.

Mësuesi u vra në mënyrë makabre të premten e 16 tetorit pasi u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed.

Nga Parisi në Lyon, Marsejë dhe Lille turma të mëdha qytetarësh  u mblodhën në heshtje, duke ndalur herë pas here për të duartrokitur. 

Ata jo vetëm heshtën disa minuta por edhe kënduan himnin kombëtar.

Kryeministri Jean Castex ndoqi marshimet në Sheshin e Republikës në Paris me Ministrin e Arsimit Jean-Michel Blanquer dhe politikanë nga i gjithë spektri, duke u solidarizuar pas vrasjes që tronditi vendin.

Qytetarët që morën pjesë në marshim mbanin në duar tabela ku shkruhej “Unë jam mësues”.

“Ne jemi këtu për të mbrojtur Republikën, vlerat e Republikës: lirinë, barazinë, vëllazërinë dhe sekularizmin. Ne ndiejmë se kombi është i kërcënuar”,- u shpreh Pierre Fourniou, një prej pjesëmarrësve në marshim.

 “Mësimdhënia është një nga profesionet më të rëndësishme. Çdo gjë varet tek edukimi, nuk janë politikanët ata që ndryshojnë gjërat, është edukimi i fëmijëve.  Bota nuk mund të vijojë të jetë siç është”,- tha Antoine Carrillo, një tjetër pjesëmarrës.

Mësuesi 47- vjeçar Samuel Paty, u vra jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit nga një agresor 18-vjeçar.

Në fillim të këtij muaji, mësuesi u kishte treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed duke zemëruar disa prej prindërve myslimanë.

Myslimanët besojnë se çdo përshkrim i Profetit është blasfemi.

Autori  i cili kishte lindur në Rusi nga Çeçenia, u qëllua për vdekje nga policia menjëherë pas sulmit.

Policia ka ndaluar 11 persona në lidhje me vrasjen ndërsa presidenti Macron e cilësoi sulm terrorist islamik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026