Çështja “McGonigal”, Murrizi: Ja arsyeja pse Rama i besoi Agron Nezës

27 Janar 2023 | 18:35

Ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se skandalet më të mëdha, kryeministrit Edi Rama nuk i kanë ndodhur me anëtarë të Partisë Socialiste.

Në një intervistë për Euronews Albania, Murrizi, teksa iu referua çështjes “McGonigal”, u shpreh se Rama i ka besuar Agron Nezës, pasi ky i fundit ka qenë oficer i sigurimit dhe nëndrejor i kryetarit të parë të Shërbimit Informativ.

“Të gjitha skandalet e mëdha i ndodhin jo me anëtarë të PS-ë. Edhe inceneratorët i ndodhën me dy ish-deputetë të LSI-së. Edhe këtë çështjen e këtij drejtorit të FBI-së kërkon ta shesë, me paturpësinë më të madhe, thotë që Agron Neza është mik i të ndjerit Azem Hajdari. Azem Hajdari ka një çerek shekulli që ka ikur nga kjo botë. Po ti pse je i dashuruar për të bashkëpunuar dhe për të përdorur si sekserë për biznese të pista, njerëz që nuk janë në partinë tënde.

Dorian Duçka ka qenë 4 vjet zëvendësministër i Ramës, në 2013-2017. Është kushëri i parë i Metës, nuk e thotë atë. Është djalë halle me Etilda Gjonajn, djalë teze me Metën. Ky nuk i beson Agron Nezës se është i njohur i Azem Hajdarit dhe ka bërë foto me Sali Berishën. Ky i beson Agron Nezës, se Agroni ka qenë oficer i sigurimit dhe nëndrejor i kryetarit të parë të Shërbimit Informativ. Ky është i lidhur me Sigurimin e Shtetit”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023