Eranda Ymerali: Të rinjtë sot nuk pranojnë çdo lloj punë, janë selektivë

27 Janar 2023 | 21:11

Eranda Ymerali, eksperte rekrutimi komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews ALbania sipas të cilit 61.4% e shqiptarëve bien dakord me shprehjen se gjenerata rreth të 20-ve sot i duan gjërat gati nga prindërit dhe shoqëria.

Ymerali u shpreh se të rinjtë e sotëm janë më selektivë sa i përket tregut të punës, por bizneset sipas saj duhet të jenë më të hapur në integrimin dhe pranimin e tyre.

“Më parë të rinjtë bënin një punë çfarëdo për të marrë një pagë minimale. Por sot gjërat kanë ndryshuar, janë më selektivë, më kërkues. Nuk ka më krah të lirë pune për çfarëdo kompanie të huaj që vjen dhe kjo është gjë e mirë. Më pëlqen që të rinjtë kanë kërkesa në tregun e punës. Studentët kanë dëshirën e mirë për të punuar, por vriten kur dëgjojnë se kërkohet 5 vite eksperiencë. Ku t’i gjejë një student 5 vite eksperiencë? Kompanitë duhet të jenë më suportuese. Në këtë mënyrë ata bëhen më të pavarur dhe shkëputen nga familja. Në këtë mënyrë nuk do i kërkojnë gjërat gati, por do përpiqen t’i fitojnë vetë”, tha Ymerali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025