Polonia shndërron stadiumin kombëtar në spital të përkohshëm për COVID-19
Qeveria polake do të transformojë stadiumin kombëtar në Varshavë në një spital të përkohshëm për të trajtuar pacientët me COVID-19.
Stadiumi me një kapacitet prej 58.500 vendesh do të krijojë hapësirë për 500 pacientë dhe do të jetë i pajisur me aparaturat e oksigjeno-terapisë, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller të mërkurën.
Pacientët do të shtrohen në dhomat e shumta të konferencave dhe duke nisur nga fundjava.
Polonia ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja në krahasim me periudhën fillestare të pandemisë ku kishte shumë pak të infektuar.
Stadiumi Kombëtar u ndërtua për kampionatin EURO 2012.
Të hënën, Ministria e Shëndetësisë raportoi 7.482 raste të reja dhe 41 viktima.
Javën e shkuar, qeveria polake prezantoi një sërë masash shtrënguese në Varshavë, ndër to dhe mbajtja e detyrueshme e maskës në ambiente publike.
Gjimnazet dhe universitetet në zonat ku ka shumë të infektuar janë mbyllur ndërkohë që mësimi vijon online.
Disa prej masave të tjera të ndërmarra nga qeveria janë mbyllja e restoranteve pas orës 21:00, ndalimi i martesave, reduktimi i njerëzve nëpër autobusë dhe dyqane si dhe kufizimi i shërbesave fetare.
Lexoni gjithashtu
Bllokadë në Uells, njerëzit do të punojnë nga shtëpia, mbyllen bizneset
Maqedonia e Veriut i rikthehet kufizimeve për COVID-19
Më shumë masa kufizuese, kryeministri italian Conte: Të parandalojmë një bllokim të dytë kombëtar
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër