Ministri Lleshaj: S’kemi më nevojë për strategji kundër kanabisit
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke folur për fenomenin e kultivimit të kanabisit në intervistën për “Ilva Now”, deklaroi se, fjala kanabizim është e tepruar pasi norma e kultivimit është në nivelin e një vendi normal.
“Kanabisi nuk është më një problem shqetësues në Shqipëri, kanabisi është një problem në Shqipëri siç është një problem në çdo vend tjetër normal sot. Është afruar shumë me parametrat normal. Raporti i fundit i KE thotë se Shqipëria është i vetmi vend që i nënshtrohet një monitorimi nga një palë e tretë siç është Italia”, tha z. Lleshaj.
Në bilancin e tij, ministri i Brendshëm iu referua të dhënave që vijnë nga autoritet italiane, ku gjatë vitit aktual tha se është bllokuar në total një sasi prej më pak se 1 ton kanabis.
“Këtë vit janë kapur vetëm 900 kg në Itali për vitin 2020. Ka një numër më të madh të asgjësuar bimësh. Në këtë fushë sa më shumë të kontrollosh gjasat janë për të gjetur”, deklaroi ai.
Z. Lleshaj theksoi se, Shqipëria nuk ka më nevojë për një strategji kombëtare për kanabisin, por foli për nevojën e një strategjie kundër drogës në përgjithësi.
“Policia thotë se nuk ka nevojë për një strategji kombëtare kundër kanabisit. Ndërsa për drogën në tërësi ka nevojë për një strategji kombëtare dhe ne po punojmë në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Shëndetësisë. Policia tashmë e ka fituar kontrollin e plotë mbi territorin”, deklaroi ministri.
Ministri i Brendshëm foli për aktorë që janë të interesuar për ngritjen e kauzës së “fenomenit të kanabisit” duke iu referuar opozitës por shtoi se, ka dhe gazetarë që e kanë kaluar verën maleve për të zbuluar parcela me kanabis.
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malësinë e Madhe, z. Lleshaj e pranoi se shkaku për vrasjen e dy të rinjve mund të jetë bërë kanabisit, por tha se bëhet fjalë për një parcelë të vogël me bimë narkotike.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS