“Kush ka dy-tre shtëpi të taksohet dhe hetohet”, thirrja e anëtarit të Nismës Thurje

28 Janar 2023 | 16:00

Anëtari i Nismës Thurje, Marsel Rupi thotë se një nga mënyrat sesi pushteti vendor vjedh qytetarët, është taksimi i banesës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rupi u shpreh se një person i cili ka vetëm një banesë, paguan të njëjtën taksë si dikush i cili ka dy ose tre banesa.

Sipas tij, personat që kanë më shumë se një banesë duhet të taksohen më shumë dhe të hetohen.

“Takson njësoj, një familjar që ka shtëpinë e tij që jeton dhe një person që ka blerë, dy, tre apo katër shtëpi dhe i ka të mbyllura, boshe. Nëse ke një shtëpi që nuk jeton, mund të jetë normale, një emigrant vjen e përdor, nuk ka problem.

Një person që ka blerë tre apo katër shtëpi, ky duhet hetuar në radhë të parë. Taksoje, bëje me një taksë më të lartë, ai do detyrohet ta japë me qira. Duke e dhënë shtëpinë me qira, do  ketë ofertë-kërkesë dhe do ulen qiratë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026