Ministri Lleshaj përgjigjet nëse do të kandidojë për deputet më 25 prill

19 Tetor 2020 | 19:09

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë intervistës së dhënë për “Ilva Now”, deklaroi se raportimet për një dorëheqje apo shkarkimit të mundshëm të tij u nxitën nga një përgjigje ironike ndaj pyetjes nëse do të vazhdojë të jetë ministër.

“Në këtë pozicion ku jam, ngarkesa është aq e madhe sa të mbetet shumë pak kohë për të qeshur. Pyetja ishte; a është e sigurt që nuk do të jeni më ministër. U përgjigja po, sepse nuk kisha se si t’i përgjigjesha ndryshe asaj pyetjeje”, tha ministri.

Për të ardhmen e tij në politikë dhe mundësisë për të kandiduar për deputet, z. Lleshaj tha se, ka hyrë në politikë me ftesë të Edi Ramës ndërsa kandidimi varet nga  Partia Socialiste.

“Kam ardhur në politikë për shkak se Edi Rama më ka ftuar. I jam përgjigjur ftesës së Ramës qoftë si këshilltar në 2013 dhe si ministër në 2018. Nuk kam pasur asnjëherë aspiratë për të bërë karrierë në politikë. Preokupimi im kryesor është që të bëj detyrën me nder dhe përgjegjësi. Pjesa tjetër është çështje partie, në parti nuk vetë kandidohesh”, deklaroi Lleshaj.

Raportimeve për marrëdhënie te tensionuar mes tij dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ministri iu përgjigj duke thënë se, ka një marrëdhënie të mirë dhe vlerësim për punën e kryer.

“Marrëdhënia me drejtorin e Policisë është një marrëdhënie krejt normale. Kam vlerësim për punën e bërë. Treguesit janë më të mirët”, përfundoi z. Lleshaj.

 

Intervista e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021